“Ky është vetëm fillimi”! Paralajmërimi i Berishës për aferën e inceneratorëve: Paratë e vjedhura i fshehin në emra të gjallësh, të vdekurish e në azile

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhje me krerët e degëve të Tiranës, e ka vlerësuar protestën e 7 korrikut, si të vetmen arritje të demokracisë shqiptare sot. Ai u shpreh se shpëtimi i vetëm për Shqipërinë, vjen vetëm nga PD dhe shoqëria civile.

“Duhet të qartësoni çdo qytetar se çfarë rreziku ekzistencial për liritë e qytetarëve dhe demokracinë përbën Edi Rama. Dhe çfarë prove e madhe na pret ne. A do vazhdojmë ne t’i lejojmë këtij zotërie të ecë në këtë mënyrë të shkelmojë mbi arritjet me aq sakrifica të shqiptarëve në 30 vite e të na kthejë në kohërat e etërve të tij? A do pranojmë këtë gradualitet që na solli dei këty? Deri në këtë shkallë sa ai pasi rrëmbeu votën donte të asgjesonte pluralizmin? Dhe ka një vit që bën lojën primitive me pseudo opozitën.

Në këtë kontekst kjo është një betejë për jetën apo vdekjen e demorkacisë shqiptare e cila de facto sot të vetmen gjë që ka ka atë arritjen të 7 korrikut opozitë të vërtetë në sheshbetejë. Të gjitha këto kanë ndodhur para syve të botës, të shqiptarëve. E them këtë para jush me lutjen që të ndërgjegjësojmë veten dhe qytetarët se shpëtimi vjen vetëm nga PD dhe shoqëria civile. Ne jemi ata që duhet të vendosim për të marrë fatin tonë në dorë.

Ne sot kemi një qeveri e cila në absoluditet nuk ka agjentë tjetër veç vjedhjes së qytetarëve. Ju e shihni. Çdo ditë dalin milionat e parave të vjedhura të fshehura diku të një bariu në Athinë, diku në varrezat e Shkodrës, tek qytetarë të gjallë apo vdekur që nuk kanë asnjë lidhje me to, me paratë që qeveritarët kanë fshehur tek ata. Ky është vetëm fillimi. Sepse ata që kanë ndërtuar kilomenrin e rrugës Ibë – Farkë me 30 milion euro, duhet dalë një seri tjetër se vëllimet e punimeve nuk janë kurrë më shumë se 3 apo 4 milion euro.10 fishi.

Këta kanë vjedhur dhe i kanë depozituat në emra të gjallësh e të vdekurish, pensionistësh në azil etj. Pra nga një anë në rrafshin politik kemi qendrimet e Ramës, nga ana tjëtër kemi nëj vjedhje të paimagjinueshme të kthyer në sistem të qytetarëve shqiptar”, është shprehur ai.

Zjarr Tv Ad