“Ky ka qenë viti i rritjes progresive të arrogancës së pushtetit”, Artur Zheji plas deklaratën e fortë: Shpresojmë se do na i zgjidhin problemet…

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji u shpreh sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ se ky ka qenë viti i rritjes progresive të arrogancës së pushtetit.

Zheji: Ky vit solli çarjen e madhe të thellë të opozitës. Ky ka qenë viti i rritjes progresive të arrogancës së pushtetit. E shoh si një vit të keq sa i përket zbythjes së interesit publik ndaj atij privat.

Zheji: Gjithmonë e më e dukshme shihet një mbështetje konstante ndërkombëtare për qeverinë aktuale. Të shpresuarit që do na i zgjidhin problemet të tjerët, defekte qelizore të shoqërisë sonë të cilat nuk mund të na i zgjidhin të tjerët. krijojmë një fasadë, vishemi bukur, flasim bukur dhe ideja është që kjo që është jashtë është dhe brenda. Ndërkombëtarët po mbështesin Ramën se qeveria e tij është më e paraqitshme. Ata nuk e kanë as kohën, as luksin të merren. Qëndrueshmëria e Ramës kryesisht varet nga pritshmëria që kemi ne nga faktorët e jashtme, mosbesimi nga ndryshimi raporteve që kemi ne nga brenda. Kemi një mungesë, ndoshta të trashëguar nga diktatura të raportimit me shtetin. Ne shtetin e pësojmë, e shohim si një forcë goditëse dhe bindemi, nënshtrohemi. Nuk kemi rezistencë qelizore.

Zjarr Tv Ad