La mandatin e deputetes/ Zbulohet televizioni ku do ta shikojmë Grida Dumën! Ja emisioni që do drejtojë!

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre ditë më parë, Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes, duke u larguar kështu nga jeta aktive politike. Tashmë ish-ligjvënësen demokrate nuk do ta shohim më në Parlament, por në televizion duke drejtuar një emision.

Grida Duma do të jetë moderatorë e emisionit “Top Story” në Top Channel. Ky lajm është konfirmuar nga  Lori Hoxha e cila zbuloi se Duma do të jetë pjesë e këtij grupi mediatik. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Hoxha ka zbuluar dhe ditën se kur do të startojë emisioni.

“Të hënën”– shkroi ajo.

Kujtojmë që Grida Duma ka qenë deputete e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ka qenë edhe drejtuese e Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale në Kuvendin e Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad