Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Spitali Rajonal i Shkodrës, ka kërkuar shkurtimin nga puna të 25 punonjësve laborantë, për shkak se ky shërbim, është dhënë me koncesion.
Kjo kërkesë, është bërë një ditë më herët gjatë një mbledhje të organizuar nga operatori i shërbimeve të kujdesit shëndetësor, ku i pranishëm ka qenë dhe kreu i sindikatës së punonjësve të shëndetësisë.
Sipas procesverbalit të mbledhjes së 25 punonjësve të laboratorëve në spitalin e Shkodrës, u është kërkuar të pranojnë dorëheqjen, por ata e kanë refuzuar një fakt të tillë. Kjo kërkesë, u është bërë me justifikimin se koncesionari, i ka me përparësi për punësimin e tyre, por kjo nuk i ka bindur aspak punonjësit.