Ndërtimet në Kombinat pas termetit, Kelliçi:”Mashtrimet e Erion Veliajt nuk njohin limite”

0
46

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Kelliçi ka qenë në kombinat nga ku ka denoncuar mashtrimin e radhës të kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Sot data shënon 18 janar”. “Për nisjen e punimeve të lagjes së re në Kombinat, as që u bëka fjalë”. “Pirgu me inerte qëndron aty, si treguesi më i qartë i injorimit të Bashkisë Tiranë për banorët e Kombinatit”, thotë kreu i të rinjëve demokratë në prononcimin e tij.

E plotë:

DENONCIMI I KTYETARIT TË FRPD, BELIND KËLLIÇI NË KOMBINAT

Sot data shënon 18 janar. Për nisjen e punimeve të lagjes së re në Kombinat, as që u bëka fjalë. Pirgu me inerte qëndron aty, si treguesi më i qartë i injorimit të Bashkisë Tiranë për banorët e Kombinatit.

Që Veliaj nuk ka fjalë burri, këtë e dinë të parët banorët që presin ndërtimin e shtëpive.

Ne shkuam për ta parë situatën nga afër dhe t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës realitetin që shpesh herë nuk e shohin në ekranet televizive. Mashtrimet e Erion Veliajt nuk njohin limite!