Skuadra e Laçit është duke bërë paraqitje shumë të mira në kupat e Europës ku është shumë pranë kalimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës se Konferencës. Gjithashtu bardhezinjtë vazhdojnë të jenë aktiv edhe në merkato, për të përforcuar skuadrën me emra të rëndësishëm. Më i fundit është afrimi i një futbollist të përfaqësues së Polonisë i cili do të përforcojë edhe më tepër mesfushën.
Bëhet fjalë pikërisht për Ariel Borysiuk, mesfushori 30-vjeçari polak, i cili pritet jetë një emër i rëndësishëm për skuadrën sezonin që vjen. Borysiuk është një lojtar me shumë eksperiencë pasi ka luajtur me skuadra të rëndësishme në Poloni por edhe në disa vende të tjera.
Sezonin e fundit futbollisti është aktivizuar në Indi me skuadrën e Chennaiyin ku ka luajtur 14 takime duke shënuar edhe një gol.