Sulmuesi i Dinamos firmos në Kroaci, ja sa do të përfitoj klubi

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ringjitja në Superligë dhe riorganizimi i klubit sezonin e kaluar nuk i përmbushën pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve të Dinamos.

Madje duhet thënë që i gjithë sezoni rezultoi një zhgënjim i vërtetë me skuadrën që u rrëzua menjëherë një kategori më poshtë. Një pjesë të mirë të kësaj përgjegjësie e kishin edhe futbollistët që u afruan me shume bujë por u larguan pa shumë zhurmë.

Një nga largimet e shumta që klubi bëri ishte edhe “rebeli” Stefen Çinedu, afrikani e kishte ndarë mendjen që nuk do të kthehej më në shqipëri dhe palët duhet të gjenin një zgjidhje. Ka qënë pikërisht skuadra e NK Solin, ekip i ligës së dytë kroate që ka vendosur të blej kartonin e futbollistit për shifrën modeste të 20 mijë eurove.

Megjithatë ky nuk ka qënë i vetmi përfitim i bluve, pasi kryeqytetasit kanë ruajtur edhe 20% të vlerës së kartonit të sulmuesit. Futbollisti 22-vjeçar është bashkuar me skuadrën e re në stërvitje, madje e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë aventurë, duke shënuar 3 gola në miqësoren e parë.

Zjarr Tv Ad