Lajm i Bujshëm/ Evi Kokalari konfirmon zërat që po qarkullonin, pas zgjedhjeve lokaleve shpall partinë e saj…

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

(Shënim: Ky lajm është marrë nga CNA.al dhe nuk sigurohet vërtetësia)
CNA.al njoftoi sot në një informacion ekskluziv se Evi Kokalari Angelakis kishte bërë gati formularët për partinë e saj të re.

Por formularët vetëm të printuar, pasi ato duan firma. Në pamundësi për të siguruar firmat deri në zgjedhjet lokale, për t’i shërbyer në mënyrë të drejtpërdrejtë Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama, Kokalari ka zgjedhur të bëjë një reagim.

Ajo konfirmon lajmin e CNA.al, duke thënë se do të bëjë partinë e saj, për të garuar në 2025-ën si alternativë përballë PD-së.
Në fakt, Kokalari shpesh ka thënë se është tërhequr nga politika në Shqipëri, është rikthyer në politikë, bën lëvizje.

Ne mësuam se ajo ka marrë një apartament tashmë në Tiranë, në një nga rezidencat luksoze të firmosura nga Erion Veliaj, ka tentuar të marrë edhe kredi në disa banka të nivelit të dytë.

Këto tregojnë qartazi se Kokalari nuk tërhiqet nga pjesa politike, siç pati deklaruar tri apo katër herë se nuk do të merret më me politikën në Shqipëri, por do të merret me bizneset e saj në SHBA.

Qartazi ajo sot ka konfirmuar lajmin e dhënë nga CNA.al se është duke themeluar një parti politike, duke i shërbyer pa asnjë diskutim qeverisë në pushtet dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ajo me argumentet se ka denoncuar manipulimet në PD, duke ia faturuar këtë një personi në PD, siç është Belind Këlliçi dhe duke mbështetur emra të tjerë apo duke ndezur sherre e konflikte, duke bërë denoncime edhe me dokumente të pavërteta, pra të pakonfirmuara.

Kokalari pretendon se mund të përçajë PD-në dhe të marrë prej saj çfarë të mundet për të bërë një lëvizje të re politike. Në fakt, e mira është që ta bëjë partinë politike, ta provojë dhe ajo si shumë të tjerë se çfarë është PD-ja, çfarë janë demokratët dhe çfarë janë ata që ajo i quan konservatorë.

Por mesa duket tashmë lajmi është i konfirmuar, pasi vetë Kokalari shkruan në rrjetet sociale se: “Personalisht, do vazhdoj ndërtimin e Lëvizjes Konservatore Shqiptare, dhe nëse Berisha humb zgjedhjet dhe nuk i bën ndryshimet e lartpërmendura, do e kthej në një parti alternativë te PD, e do filloj menjëherë fushatat për zgjedhjet e 2025.

‘The silent majority’ është një maxhorancë e harruar nga Kupola, që ka nevojë për seriozitet nga opozita, dhe tashmë e kanë humbur durimin. Vetëm këtë grup do mbështes që sot e tutje!!”

Koha është dëshmitari më i mirë i gjithçkaje. Le të presim që Evi Kokalari të sjellë partinë e saj të re politike në Shqipëri, meqenëse qenka tërhequr nga zgjedhjet lokale dhe ka paralajmëruar se do të fillojë fushatën për zgjedhjet e vitit 2025./ CNA.al

Copyright: CNA.al
Link of News: https://www.cna.al/politike/evi-kokalari-konfirmon-lajmin-e-cna-pas-lokaleve-shpall-partine-i347292?fbclid=IwAR1DlS7UoXz5rAyQnFYYRm-Kjqldz0S13a18ne0BW8sqgeC36CssjzU3_OI&mibextid=Zxz2cZ

Zjarr Tv Ad