Lajm i bujshëm/ Salianji drejt marrjes së postit të rëndësishëm në PD dhe Parlament…

0
506
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

CNA.al ka mësuar nga burimet pranë PD-së, se Ervin Salianji ka filluar mbledhjen e firmave për të rrëzuar Enkelejd Alibeajn.

Një ditë më parë, raportuam se ai kërkonte të bëhej kreu i Grupit Parlamentar dhe të njëjtat burime konfirmuan për CNA.al se ai ka bërë një marrëveshje tashmë me kreun demokrat Sali Berisha dhe ka filluar të mbledhë firmat për largimin e Enkelejd Alibeajt.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike aktualisht ka 48 deputetë dhe duhen 21 firma për të larguar Alibeajn dhe për të emëruar dikë tjetër.
Në fakt 52 janë deputetët e zgjedhur të PD-së me gjithë aleatët, por shtatë deputetë janë huazuar dhe pesë janë nga partitë që ishin pjesë e koalicionit dhe deputetë.

Nga ana tjetër katër deputetë janë të përjashtuar, çka do të thotë se i gjithë grupi, pra në tërësi me dhëniet hua, aleatët e përjashtimet, të mbetet vetëm me 40 emra.

Nga këto 40 emra, siç e theksuam më lart, do të duhet që 21 prej tyre të firmosin për largimin e Alibejat dhe emërimin e Salianjit në krye të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Bashkimi i firmave të deputetëve të Sali Berishës dhe të disa personave që Salianji personalisht mund t’ju marrë firmën do të sillte emërimin e tij në krye të Grupit Parlamentar.
Janë rreth 17 apo 18 persona të cilët kanë firmosur deri më tani dhe mësohet se katër prej tyre janë edhe deputetët që njihen si mbështetës të Lulzim Bashës apo që qëndrojnë me grupin e Lulzim Bashës.

Pra, do t’i duhen Salianjit dy apo tre firma për të bërë mundur largimin e Alibeajt dhe emërimin e tij në krye të Grupit Parlamentar të PD-së.

Duket se intriga brenda PD-së po funksionon. Salianji shumë shpejt mund të jetë edhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie.

Burimi i Lajmit: CNA.al

Zjarr Tv Ad