Lajm i fundit/Basha:”Shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër”

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me Presidentin Ilir Meta, ku do të jepte propozimin për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Basha tha: “Shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër, se janë të lodhur nga propaganda dhe mashtrimet.

Qytetarët kanë nevojë urgjente për punë; biznesi për mbështetje; mjekët dhe infermierët për paga; fermerët për subvencione; të rinjtë për arsimim dhe punësim; pensionistët për rritje reale, jo elektorale të pensioneve. Pra, shumica reale e shqiptarëve kërkon zgjedhje dhe zgjedhje sot, jo nesër.

Për ne, e rëndësishme është që procesi të jetë i ndershëm.

Por do të citoj fjalët e Nënë Terezës, e cila nesër ka dhe ditën e Shenjtërimit, se “e djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, ndaj të fillojmë menjëherë të punojmë për të sotmen për të nesërmen, duke filluar nga sot për ndryshimin”.

Zjarr Tv Ad