LAJM I FUNDIT/ Djegia e flamujve serb në Tiranë, reagon Rama

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama reagon për djegjen e flamujve serbë në protestën e zhvilluar këtë pasdite në Tiranë, përballë Kryeministrisë. Duke replikuar me ndjekësit në profilin e tij, Rama thotë se kur ai ishte në Serbi u dogj vetëm një flamur i Shqipërisë dhe autori u arrestua.

“…turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare”, ka shkruar ndër të tjera Edi Rama.

Komenti i plotë i Ramës:

… e vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare.

Zjarr Tv Ad