Lajm i mirë/ Nuk ka asnjë humbje jete në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Asnjë pacient nuk e ka humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërkohë që kanë rezultuar pozitivë 56 persona nga 567 testime.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti.

Numri total i rasteve pozitive, është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot, është gjithsej 13.856 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.328.

Zjarr Tv Ad