Zinedine Zidane do të ketë në dispozicion një skuadër thuajse të kompletuar në derbin e parë të këtij sezoni kundër Atletico Madridit.
Një lajm i mirë vjen nga stafi mjekësor i Realit të cilët i kanë dhënë dritën jeshile Iscos dhe Modric për t’iu bashkuar skuadrës në trajnim. Nuk dihet ende nëse dyshja e mesfushës do të startojë në derbi por ata do të jenë një opsion për teknikun Zidane.
Dy fitoret e fundit kundër Sevillas dhe Osasunës duket se i kanë dhënë zemër skuadrës dhe trajnerit ndaj Zidane mendon të aktivizojë në Ëanda Metropolitano të njëjtin formacion si në dy ndeshjet e tjera.
Ai u ka besuar dy vende në skuadër Vinicius Junior dhe Rodrygos të cilët nuk e kanë zhgënjyer duke shënuar në ndeshjen kundër Osasunës.
Tre lojtarë të cilët nuk do të ndryshohen nga formacioni janë Sergio Ramos, Toni Kroos dhe Casemiros.
Një tjetër problem mbetet krahu i majtë i mbrojtjes pasi Marcelo mbetet i dëmtuar.
Ndërsa në fazën ofensive do t’i besojë Eden Hazard, James Rodrigues, Gareth Bale dhe Karim Benzema.