BE paralajmëron sanksione ndaj Iranit

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre shtete europiane, Britania, Franca dhe Gjermania kanë paralajmëruar Iranin se mosrespektimi i marrëveshjes atomike të vitit 2015 do e përballë me masa ekonomike nga të gjitha vendet e OKB-së. Sipas Teheranit, zotimet do të shkelen për sa kohë Amerika vijon sanksionet aktuale dhe as BE-ja nuk ndërhyn.

Irani rrezikon t’u nënshtrohet sanksioneve ekonomike nga të gjitha vendet e OKB-së dhe jo vetëm Amerika.

Një pakt i lidhur në vitin 2015 mes Teheranit dhe SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë sanksionon çlirimin e vendit nga masat ekonomike, me kusht që të kufizojë veprimtaritë bërthamore.

Por tri shtetet europiane lajmëruan të enjten gjatë një takimi në Nju-Jork se marrëveshja po shkelet dhe mund të paraqesin një ankesë zyrtare.

Monitoruesi i OKB-së për çështjet atomike njoftoi se vendi ka nisur të përdorë centrifuga të fuqishme për pasurimin e uraniumit.

Produkti përfundimtar mund të përdoret si karburant atomik por edhe për prodhimin e armëve.

Në fjalimin e tij përpara asambleistëve të OKB-së, kryeqeveritari iranian Hasan Ruhani tha se është detyruar të shkelë zotimet nga sanksionet amerikane.

“I kemi rezistuar terrorizmit më mizor ekonomik të një shteti pirat ndërkombëtar, dhe çdo ftese për negociata do i përgjigjemi negativisht deri kur politika e presionit maksimal ndaj nesh të jetë në fuqi,” deklaroi Rouhani në fjalën e tij në OKB.

Ai shtoi se gjithashtu kishte anuluar një takim me presidentin Donald Trump, i cili një vit më parë do tërhiqej nga pakti historik antibërthamor dhe do shtrëngonte vendin me sanksione.

Ekspertët druhen se kriza bërthamore po përshkallëzon drejt një konflikti ushtarak, pasi Uashingtoni ka rritur prezencën në Lindjen e Mesme, edhe pse ka deklaruar se lufta do jetë opsioni i fundit.

Zjarr Tv Ad