Lajmet nuk janë aspak të mira për kombëtaren shqiptare

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy lojtarë të kombëtares, Mërgim Mavraj dhe Eros Grezda, u dëmtuan në fare pak ditë, dhe padyshim rrezikojnë eleminatoret e Europianit, që nisin në muajin Mars. Kapiteni Mavraj pësoi dëmtim ndërsa po stërvitej me skuadrën e tij të re, Ingolstatin, në fazën përgatitore të dimrit në Spanjë. Gazeta gjermane “Donaukurir” njofton lajmin e keq, duke sqaruar që nuk dihet se kur Mavraj do të kthehet në fushë.

Po ashtu, revista “Kiker” thekson se nuk është e qartë se përsa kohë Mavraj do të mungojë, por pritet që koha të jetë e gjatë. Një minus i madh për Ingolstatin, por edhe për kombëtaren shqiptare, ndonëse shpresohet që kapiteni të jetë i gatshëm për muajin Mars. Gjithsesi, edhe nëse do t’ia dalë, do të jetë e vështirë që të jetë në formën e duhur fizike, një problem i rëndësishëm për një lojtar 32-vjeçar, që vuajti shumë vitin e fundit për të pasur minutazh në fushë. Grezda, ndërkaq, e ka më të përcaktuar kohën e rikthimit.

Mediat skoceze shkruajnë se sulmuesi i krahut mund të jetë në fushë pas një muaji, pra në kohën e duhur. Gjithsesi, edhe pozitat e Grezdës nuk janë aspak të mira, pasi ai do të humbasë fazën përgatitore me Glasgoë Rangers, e do të ketë konkurrencë në ekip kur të kalojë dëmtimin. Trajneri Gerrard ka bërë afrime në ekip dhe ka paralajmëruar Grezdën dhe kroatin Çoriç që të bëjnë më shumë për të merituar vendin në formacion. Shqiptari i Kosovës e nisi mirë karrierën në Skoci, duke shënuar edhe dy gola ndaj Motherwell, por nuk pati vazhdimësi.

 

Zjarr Tv Ad