Lajmi Fundit/ Berisha jep lajmin e madh për Demokratët: Ne e kemi zyrtarisht logon e Partisë Demokratikedhe do e mbrojmë me çdo çmim…

0
730
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha deklaroi sot se e ka logon e PD-së dhe se gjykata i ka dhënë të drejtë, por hodhi akuza se vendimi po mbahet peng nga Edi Rama.

“Ju kërkoj të keni të qartë se për Shqipërinë dhe çdo vend anëtar të Këshillit të Europës, gjykata ka vendosur për PD-në. Në vendet jodiktatoriale, regjistrimi i çdo force politike e çdo shoqate bëhet në gjykatë, në vendet e tjera bëhet në ministri. Kalimi dhe regjistrimi në gjykatë është garanci e forcave politike për pavarësinë e tyre nga establishmenti.

Gjykata ka vendosur dhe çdo njeri që ka të qartë këtë rregull elementar e ka të qartë se gjykata vendosi për PD-në e Rithemeluar më 11 dhjetor.

Asgjë në botë veç vullnetit të sëmurë të Edi Ramës nuk mund të ndalonte regjistrimin e partive politike. Rama mban peng vendimin e gjykatës. Ne jemi paq me gjykatën.

Vendimi i gjykatës për një parti është një check up i dokumentacionit dhe parimeve nëse përputhet me Kushtetutën. Ke ti objeksione që këto janë false? Në çdo vend të botës shkon dhe hap një proces tjetër, por palë në këtë proces s’mund të bëhesh kurrë.

Sepse, nëse vendosim këtë praktikë, ti rrëzon çdo vendim gjyqësor. Këtu gjithçka është politike dhe ne do japim zgjidhjen që meriton. Revolucion”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad