Lajmi fundit/“Do të vras politikanët…”, kush ishte shënjestra e 35-vjeçarit nga Lezha?

0
676
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ndalimi i 35 vjeçarit nga Lezha që u kap me armë dhe municione në makinë.

Sipas burimeve zyrtare, 35 vjeçari u ka deklaruar familjarëve të tij se do të shkonte në drejtim të Lezhës për të vrarë politikanët pasi ishte mërzitur me to. Pasi e kanë parë të fusë në fugon armë, municione dhe antiplumb, familjarët kanë lajmëruar policinë e Lezhës duke i dhënë edhe informacionin.

Në makinë ka arritur të futet dhe nëna e tij, e cila në momentin e ndalimit është munduar të mbrojë të birin duke deklaruar se armët janë të sajat dhe se i dispononin pasi punonin me forcat e ushtrisë.

Pas marrjes në pyetje nga ana e prokurorit ka pasur deklarime të kundërta për të cilat është bërë dhe ndalimi i tyre.

Zjarr Tv Ad