Lajmi fundit/Hetuesit marrin në pyetje Alda Klosin, i kontrollojnë dhe një nga apartamentet, ja cfar gjendet…

0
5015
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alda Klosi, ish-zyrtarja e lartë e shtetit, është marrë në pyetje për vjedhjen e miliona lekëve në apartamentin e saj në “Rrugën e Kosovarëve”.

Të akuzuar janë pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi, në shtëpinë e të cilëve u gjetën mbi 500 mijë euro dhe bizhuteri të çmuara.

Klosi është pyetur për 404 mijë eurot që kanë mbetur “jetime” në polici, pasi ish-drejtoresha e Koncesioneve pretendon se nga shuma e parave që u gjetën në shtëpinë e pastrueses, vetëm 120 mijë euro janë të sajat.

Ndërkohë, për pjesën tjetër të parave Alda Klosi ka mbajtur qëndrim mohues, duke thënë se mbi 404 mijë eurot nuk i përkasin asaj. Edhe disa prej bizhuterive, ka thënë ajo, nuk janë të sajat.

Grupi hetimor i ngritur nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës ka kontrolluar me vendim të gjykatës dhe një nga apartamentet e Alda Klosit. Kontrolli është bërë ditën e djeshme, raportojnë mediat, por nuk ka informacion nëse janë gjetur para apo sende të tjera.

Organi i akuzës ka nisur hetimet ndaj Alda Klosit për veprën penale të pastrimit të parave, kurse kjo e fundit ka çuar në Prokurori një kontratë noteriale dhe pretendon se paratë që i janë vjedhur janë të xhaxhait të saj, për t’u kuruar nga kanceri.

Shuma prej më shumë se 400 mijë eurosh ka mbetur në polici dhe për to nuk është bërë asnjë kallëzim.

Zjarr Tv Ad