LAJMI I FUNDIT: Piloti i Formula 1 zyrtarizon tërheqjen në fund të sezonit

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Piloti i Aston Martin F1 dhe katër herë kampioni i botës, Sebastian Vettel, njihet për karrierën  e tij të lavdishme në historinë e këtij sporti.

Vettel, ka vendosur të tërhiqet në fund të sezonit 2022, pasi ka bërë një karrierë të jashtëzakonshme në motorsport.

Fituesi i katër Kampionateve Botëror për Pilotë në Formula 1, ai renditet i treti në listën e fituesve të Grand Prix të gjitha kohërave, me 53 fitore, ai kalohet vetëm nga Lewis Hamilton (103) dhe Michael Schumacher (91).

Me anë të një videoje të publikuar në Instagramin e tij Sebastian Vettel shprehet:

“Kam pasur privilegjin të punoj me shumë njerëz fantastikë në Formula 1 gjatë 15 viteve të fundit – ka shumë për të përmendur dhe falënderuar.

“Gjatë dy viteve të fundit unë kam qenë një pilot i Aston Martin Aramco Cognizant Formula 1 – dhe, megjithëse rezultatet tona nuk kanë qenë aq të mira sa kishim shpresuar, është shumë e qartë për mua se ekipi duhet të garojë në nivelet më të larta gjatë viteve në vijim.”

Thotë Vettel duke zyrtarizuar kështu largimin e tij nga sporti në fund të sezonit.

Zjarr Tv Ad