Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur një reformim të thellë, duke bërë me dije se nga data 1 shkurt 2019, Lejet e Drejtimit Ndërkombëtare që aktualisht janë 1 dhe 2 vjeçare, do të bëhen 3 vjeçare.
Drejtoria thotë se kjo masë është lehtësim i madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit, kursim monetar për qytetarët e subjektet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, DPSHTRR shkruan se për t’u pajisur me një Leje e Drejtimi Ndërkombëtare me afat 3 vjeçar, qytetarët nuk duhet të paguajnë asnjë tarifë shtesë nga kostoja aktuale.
Njoftimi:
Tjetër lehtësim! Nga 1 Shkurti 2019 DPSHTRR lëshon Lejen e Drejtimit Ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të Lejes (jepej 1-2 vjeçare)! Prioritet për ne heqja e stresit, bezdive, angarive! Kursim kohe dhe kursim monetar për qytetarët! #GjithëVëmendjaPërJu