Largimet nga Tirana, klubi ukrainas pritet të firmos me dy titullarët e sezonit të shkuar

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shumë futbollistë që u shpallën kampion me Tiranën sezonin e shkuar e kanë ende të paqartë të ardhmen e tyre.

Disa futbollistë si Hoxhallari apo Hoti u larguan nga kryeqyteti. Për Taulant Seferin dhe Redon XHixhën ka oferta nga klube të ndryshme por klubi do të vendos pas kupave të Europës.

Po ashtu Ennur Totre mund të ndërroj ekip, për këtë të fundit janë shtuar zërat për një transferim të mundshëm në Ukrainë tek skuadra e Vorskla Poltava.Klubet kanë diskutuar për situatën e futbollistit dhe bardheblutë kërkojnë të paktën 100 mijë euro për ta lënë të lirë futbollistin.

Gjithashtu skuadra ukrainase është interesuar edhe për një tjetër futbollist të kryeqyetasve, bëhet fjalë pikërisht për Ardit Tolin. Klubi dhe futbollisti kanë një cështje përsa i përket kontratës me futbollistin që nuk ka pranuar të stërvitet me skuadrën.

Megjithatë nëse plotësohen kërkesat ekonomike të Tiranës dy titullarët e sezonit të shkuar me shumë mundësi mund ti shohim të veshur me fanëllën Vorskla Poltavës sezonin e ri.

Zjarr Tv Ad