Largimi i Kurtit nga pushteti, parakushti për një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova ka qenë për një kohë të gjatë një prej temave më të nxehta në zgjedhjet e Serbisë, por kësaj radhe nuk është kështu. Komunat me shumicë nuk kanë qenë madje as pjesë e spoteve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS e presidentit Vuçiç), e cila ka mbështetjen më të madhe në Kosovë.

Dushan Milenkoviç, kryetar i Qendrës për dialog dhe iniciativë rajonale (CDDRI) tha për Deutsche Welle se në diskutimet publike dominon dilema, nëse këto zgjedhje duhet të mbahen në kohën e pandemisë së virusit Corona.

”Vetë fushata nuk ka ndonjë temë specifike. Kosova nuk është temë e kësaj fushate, sepse nuk ka ndonjë temë të rëndësishme. Zgjedhjet janë vendosur para mbajtjes së tyre, ndonëse një parti opozitare ka hequr dorë nga bojkotimi i zgjedhjeve. Por as kjo parti nuk ka vënë në rend dite ndonjë temë që ka lidhje me Kosovën”, thotë u shpreh Milenkoviç.

Ai mendon se partia e Vuçiçit do të fitojë dy të tretat e votave dhe se çështja e Kosovës do të vendoset në rend dite pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

”Nëse Kosova vërtet është e gatshme për marrëveshje, mendoj se fushata mediatike e Vuçiçit për të justifikuar këtë nënshkrim do të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve, ku ai do të fitojë dhe festojë, duke paralajmëruar edhe fitore të reja dhe sfida të mëdha , si gjithmonë që ka bërë“, mendon ai.

Parakushti për marrëveshje është arritur me largimin e Kurtit nga pushteti. “Pushtetin në dorë e kanë tani favoritët e Vuçiçit”, thotë Milenkoviç dhe shton: “Presidenti i Serbisë ka filuar të përgatisë opinionin për marrëveshje apo njohjen e Kosovës dhe kjo tani është më e qartë se para dy-tre muajve“.

Qeveria Hoti hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë dhe pret nga pala serbe që të tërhiqet nga fushata e çnjohjes së pavarësisë për të rifilluar dialogun ndërmjet dy shteteve.

Zjarr Tv Ad