Largimi i shqiptarëve, Dash Shehi: Nuk po emigrojnë më për bukë, por këtu shteti nuk të jep siguri

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Dash Shehi duke folur për arsyet se përse shqiptarët po largohen nga vendi, thotë emigrimi tashmë nuk bëhet më për bukë siç bëhej 40 vjet më parë kur populli nuk kishte të ushqehej, por sepse shteti nuk ofron siguri.

“Kjo punë nuk mbyllet se nuk është çështjes e një qeveri duhen politika shtetërore afatgjate, por mund të zvogëlohet e të mos lihet në rrjedhje të lirë”, u shpreh ai në emisionin “Open”, teksa fliste përballë kolegëve socialistë.

Sot po shihja një insert një tenor nga Durrësi që po fliste i lumtur nga Italia, dhe mu bë qejfi siç na bëhet për artistë, sportistët që realizohen më mirë se këtu. Problemi që nuk ikin vetëm për talente por për ekonomi se nuk kanë kushtet të realizohen këtu. Jo vetëm për ekonomi si 40 vjet më parë. Tani drama migratore është se nuk është vetëm çështje e buke por e shtetit në përgjithësi, mund të kemi bukën, por nuk kemi siguri.

Mund të jenë çift doktorësh që fitojnë njëlloj si jashtë por e dinë që shërbimet nuk janë njëlloj që sistemi arsimor nuk është i njëjtë për fëmijët e tyre.

Dëgjojmë vrasje përditë, nuk ka siguri dhe për herë të parë njeriu mendon për kokën e vetë pastaj paratë. Ata që janë më të emancipuar që duan të bëjnë karrierë, e shohin që pa parti nuk bën dot karrierë. Sistemi i drejtësisë është në nivel e dimë të gjithë se ku është. Ka një sërë faktorësh që shqiptarët largohen”, u shpreh deputeti Dashamir Shehi.

Zjarr Tv Ad