“Lavdi Musolinit”, ultrasit fashistë të Lacios trondisin Italinë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak orë përpara sfidës gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Milanit dhe Lacios, tifozët nga kryeqyteti italian kanë nisur të mbërrijnë në Milano për të përkrahur ekipin e tyre në sfidën e dytë, teksa rezultati i 90 minutave të para të para që kanë përfunduar 0-0, u kanë thënë besim tifozëve se mund t’ia dalin mbanë për të arritur në finale.

Sipas parashikimeve, priten të jenë rreth 4 mijë tifozë të Lacios sot në “San Siro”, por ajo që ka befasuar dhe tronditur krejt opinionin në Itali, ka qenë një banderolë e shpalosur në Milano nga një prej grupimeve të “Curva Nord” të Lacios, “Irriducibili”, të cilët njihen për bindjet e tyre të ekstremit të djathtë.

Të deklaruar hapur si fashistë, “Irriducibili” nuk kanë ngurruar që të shpalosin mesazhin “Onore a Benito Mussolini”, kushtuar ish-diktatorit famëkeq italian, ndërsa të grumbulluar në rrugën “Buenos Aires” të Milanos, fare parën sheshit qendror të qytetit, kanë hedhur dhe kore fashiste, duke kërkuar që të provokojnë tifozët e Milanit. “Curva Nord” e Lacios është e binjakëzuar me “Curva Nord” e Interit.

 

Zjarr Tv Ad