Nëse lojtarët e Shqipërisë paraqiten në nivelin e publikut të tyre, atëherë skuadra e Didier Deschamps do të ketë probleme të mërkurën në mbrëmje. Kështu shkruan gazeta Le Parisien në komentin për ndeshjen e djeshme, ku Shqipëria u mund nga Zvicra, titulluar “Shqipëria nuk ngrihet në nivelin e publikut të saj”.
Edhe L’Equipe, me gojën e ish-mesfushorit Johan Micoud, parashikon probleme për Francën, duke veçuar sulmuesin Armando Sadiku, ndërkohë që thekson edhe që Lorik Cana humbet takimin e shumëpritur, kundër “gjelave”, në qytetin e tij, Marsejë.
Për ndeshjen midis dy skuadrave shkruan “Debutim pa fanfara”.
Gjermania Der Tagesspiel shkruan komentin me titull “Një vëlla fiton”, referuar Granit Xhakës.
Edhe gjermania tjetër, BZ, shkruan vetëm një koment të shkurtër, titulluar “Graniti fiton duelin e vëllezërve”.
La Gazzetta dello Sport vendos në titull dy portierët, Berisha e Sommer, të parin për gabimin dhe të dytin për pritjet që ruajtën fitoren e Zvicrës.
Me gabimin e Berishës merret edhe Corriere dello Sport, që shkruan “Gabim i Berishës, buzëqesh Petkoviç”.
Tuttosport vë në dukje përpjekjet dhe rastet e shqiptarëve: “Shqipëria lufton e shpërdoron, Schar ndëshkon De Biasin”.
D.I.
Burimi : / Javanews.al