Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj duket se ka plane të mëdha për të ardhmen.
Aktori nuk ka marrë pjesë gjatë javëve të fundit në “Portokalli”, ku edhe vetë njoftoi se do të mungojë për një kohë, por pa përcaktuar se sa, teksa shkruante se mungesa vjen për diçka të madhe që po përgatit.
“Do të mungoj edhe këtë të diel dhe nuk e di se sa. E para nuk ka lidhje me protestën, ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do t’ju flas në ditët në vazhdim”, është shprehur aktori pak ditë më parë.
“Kryefjala” raporton se aktori do të krijojë një parti të re politike. Si duket Binaj do të lërë aktrimin dhe do t’i futet politikës.