“Le t’i marrë me vete tani që po ikën”, Ylli Manjani: Policia t’ja çojë muxhahedinët Yuri Kimit, SHBA t’i strehojë ku të dojë

0
605
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Shtetit në kampin e MEK në Manëz të Durrësit dhe për tensionet e krijuara pas rezistencës së hasur nga muxhahedinët.

Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani shkruan se policia s’ka pse përplaset me iranianët në Manëz, por duhet t’i çojë në Ambasadën Amerikane dhe duhet të jenë ata dhe ambasadorja Yuri Kim, të cilët duhet të kujdesen për muxhahedinët.

Postimi i plotë i Manjanit:

Policia e Shtetit Shqiptar nuk ka pse përplaset hiç me Iranianët e Manzës, por ti vendosë nëpër autobusë dhe tja çojë zonjës Kim te ambasada.

T’u gjejë vend Ajo dhe Departamenti i shtetit të saj,të gjithë atyre që vijnë këtu për t’u strehuar dhe cënojnë rendin publik. Tani që po ikën në Amerikë le ti marrë me vete.

Le t’i strehojë Amerika ku të dojë, por jo më këtu. T’i strehojë Joe Bideni e biles edhe Mike Pence e Pomeo bashkë, po të dojë.

Këtë taksirat nuk ua kishim e as ua kemi borxh me thënë të drejtën.

E bënë këtë vend magazinë refugjatësh gjithfarësh!

Bahhh.

Meqë ra fjala, po ato që sollën nga Afganistani i transferoi në Amerikë Kimi?!

****

Po mirë, se tani u kujtova, po ata ekspertët Amerikanë që na i sollën këtu për të gjetur se kush na hackeronku janë?!

Sepse ata na thanë që po na sulmon Irani zyrtar, kurse tani na del që qenka opozita e Iranit në Manzë që hackeron sigurinë…

Të papërgjegjshëm se të fusin dhe në luftë me një shtet që skemi asnjë armiqsi!!!

Zjarr Tv Ad