Janë luajtur dje dy nga ndeshjet e kampionatit francez të futbollit. Skuadra e Monacos ka arritur të fitoj në tranfertë përballë Strasbourg me rezultatin 1-2. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Diatta në fundin e pjesës së parë. Me fillimin e të dytës Monaco dyfishoi shifrat me golin e Diop në të 53-tën, ndërkohë në të 63-tën goli i Diallo për vendasit shërbeu vetëm për statistikë.
Në takimin tjetër PSG dhuroi spektakël në transfertë me Clermont skuadra e drejtuar nga Galtier ka arritur të fitoj 0-5 në takimin e javës së parë të Ligue 1. Serinë e golave e hapi Neymar që në minutën e 9, në të 26-tën Hakimi dyfishoi shifrat dhe për ta mbyllur pjesën e parë do të mendonte Marquinhos në të 38-tën minutë. Në pjesën e dytë ishte radha e Messit të shënonte golin e 0-4 në të 80-tën, ndërsa qershia mbi tortë ishte goli i dytë përsonal dhe i pesti për kampionët në fuqi. “Pleshti” nxori nga repertori I tij një perlë duke shënuar me rroveshatë golin e fundit të takimit.
Strasbourg – Monaco 1-2
Clermont – PSG 0-5