Shpërthen Altin Goxhaj: Rama arrogant, injoroi ndjeshmërinë e prindërve, uli naftën me 1 lekë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Altin Goxhaj, gjatë një interviste televizive, ka folur për protestën e radhës ditën e hënë pas tragjedisë në Potam dhe ultimatumin e qytetarëve ndaj qeverisë, për dorëheqjen e dy ministrave dhe drejtorit të policisë së shtetit.

Goxhaj ka theksuar se kemi të bëjmë me një sjellje arrogante dhe injorim totalisht të ndjeshmërisë publike nga kryeministri Rama, pasi ka reaguar vetëm me një talljen e tij me uljen e çmimit të naftës me vetëm 1 lekë.

Avokati tha se kemi të bëjmë me ndjeshmëri familjare në këtë histori pasi është një protestë e familjeve shqiptare, që kjo qeveri i ka hequr gjumin duke i sjellë gjendje ankthi dhe pasigurie.

Sipas Goxhajt, kjo gjendje ankthi dhe pasigurie po stabilizohet nëpërmjet arrogancës ku ministri i Brenshëm edhe pse është totalisht përgjegjës pasi kanë futur në punë një njeri kaq të lig, futet me skaf në mes të njerëzve dhe kërkon të largohet.

Goxhaj: “Përgjigjja e vetme që kemi pasur në këto 48 orë është që Edi Rama ka ulur çmimin e naftës me 1 lek, pra kemi të bëjmë me një sjellje arrogante dhe injorim totalisht të ndjeshmërisë publike.

Ndjeshmëria publike ishte te pardje te fëmijët në kurrizët e prindërve. Ishte protesta me më shumë fëmijë që unë kisha parë. Kishin ardhur familjarë. Kemi të bëjmë me ndjeshmëri familjare në këtë histori pasi është një protest e familjeve shqiptare.

Kemi parë njerëz që lotonin atë ditë në protest. Ska të bëjë thjesht me një ngjarje fatkeqe të ikjes nga kjo jetë të një ëngjëlli të vogël. Kjo është një vrasje e gjumit të familjeve shqiptare. Kanë krijuar gjendje ankthi.

Zjarr Tv Ad