Java e parë e Premier League, Tottenham dhe Chelsea e nisin me fitore

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë luajtur ditën e djeshme një pjesë e ndeshjeve të javës së parë në Premiër League.

Skuadra e Chelse e nis me një fitore minimale sezonin e ri përballë Everton duke fituar me rezultatin 0-1 përballë Everton. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Jorginho me një 11-metërsh në shtesën e pjesës së parë.

Fitore mori edhe tottenhami i Antonio Contes që mposhti në shtëpi 4-1 Southampton. Miqtë kaluan të parët në avantazh që në minutën e 12 me anë të Ward-Prowse por vendasit e morën shpejtë situatën në dorë. Filimisht në minutën e 21 Sessegnon barazoi shifrat dhe dhjetë minuta më vonë ishte Dier që mbylli llogaritë e pjesës së parë. Në të dytën tottenaham shënoi edhe dy herë të tjera një autogol i Salisu në të 61-tën dhe goli i Kulusevskit 2 minuta më vonë vulosën përfundimisht rezultatin.

Liverpool ngec në një barazim 2-2 në fushën e Fullam, me vendasit që kaluan të parët në avantazh me Mitrovic në minutën e 32. Me fillimin e pjesës së dytë skuadra e Klopp e kërkoi golin dhe e gjeti me Nunez në të 61-tën por ishte përsëri Mitrovic që shënoi të dytin për Fullham. Në të 80 i përhershmi Salah barazoi shifrat në 2-2 me rezultatin që do të mbetej i pa ndryshuar deri në fund të takimit.

Tabela e plotë:

Fulham – Liverpool 2-2

Bournemouth – Aston Villa 2-0

Leeds – Wolves 2-1

Newcastle – Nottingham 2-0

Tottenham – Southampton 4-1

Everton – Chelsea 0-1

Zjarr Tv Ad