Legjionarët: Broja debuton me Chelsin, Ndoji Shkëlqen në Kupën e Italisë

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në disa liga sezoni i ri sapo ka nisur e në shumë të tjera pritet të nis së shpejti. Futbollistët e kombëtares kanë bërë paraqitjet e tyre me skuadrat përkatëse, por si ka qënë kjo e shtunë për disa prej tyre?

Në raundin e parë kualifikues të Kupës së Italisë në takimin Pisa –Brescia të përfunduar me rezultatin 1-4. Emanuele Ndoji ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke qënë protagonist në kualifikimin e skuadrës për në raundin tjetër.  Vendasit kaluan të parët në avantazh por pak minuta më vonë mesfushori me një goditje dënimi të realizuar në mënyrë përfekte barazoi shifrat në minutën e 25-të. Në të 75-tën ai shënoi edhe golin e 1-3 duke i siguruar skuadrës së tij fitoren dhe kualifikimin.

Po në Kupën e Italisë Empoli i Bajramit dhe Ismailit është eleminuar në shtesën e takimit nga Spal me rezultatin 1-2 me Bajramin dhe Ismailin në fushë që nga minuta e parë.

Ndërsa në takimin tjetër Torino – Palermo 3-0 Berisha dhe Masimiliano Doda e ndoqën ndeshjen nga stoli.

Armando Broja bënë debutimin e tij për këtë sezon me fanellën e Chelsit në javën e parë e Premier League. Pikërisht në ndeshjen Everton – Chelsea 0-1 Broja e nis nga stoli në minutën e 75 duke zënë vendin e Havertz.

Duket e është përshtatur menjëherë me skuadrën e re Ylber Ramadanin që luajti për 90 minuta në javën e dytë e kampionatit skocez. Mesfushori luajti gjatë gjithë takimit Aberden – St Mirren 4-1 por ajo që bie në sy është se Ramadani ka luajtur për 90 minuta në të pestë takimet e luajtura deri tani me Aberden.

Asnjë minutë për Giacomo Vironin në fitoren 0-3 të New England Revolution përballë Orlando City. Sulmuesi debutoi javën e shkuar por këtë javë trajneri ka zgjedhur ta lërë në stol Vironin të cilit do ti duhet kohë të përshtatet në MLS.

Asllani ka luajtur për 90 minuta në miqësoren e humbur nga Interi 4-2 përballë Villarealit. Ndërkohë në dy miqësoret e tjera Valencia – Atalanta 2-1 dhe Valladolid – Lazio 0-0 Gjimshiti dhe hysaj kanë hyrë në fushën e lojës në minutën e 80.

Zjarr Tv Ad