Janë zbardhur të gjitha dënimet që Gjykata ka dhënë për ish-kryebashkiakun socialist të Bulqizës, Lefter Alla së bashki me ish zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie.
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe personat e tjerë të marrë të pandehur bashkë me të u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.
Njoftimi i plote:
deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Alla për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të vitit 2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim.
deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Alla për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve duke e dënuar të pandehurin Lefter Alla me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Lefter Alla me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Lefter Alla për një periudhë kohe prej 5 (pesë) vjet.
Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ndalimit më datë 03.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
deklarimin fajtor të të pandehurës Enkeleda Lleshi për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të vitit 2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e saj me 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim.
deklarimin fajtor të të pandehurës Enkeleda Lleshi për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve duke e dënuar të pandehurën Enkeleda Lleshi me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Enkeleda Lleshi me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Enkeleda Lleshi duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj.
Urdhërohet e pandehura Enkeleda Lleshi që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.
Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurën Enkeleda Lleshi për 5 një periudhë kohe prej (pesë) vjet.
Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 21, datë 14.03.2023, dhe urdhërohet lirimi i menjehershëm i saj nëse nuk mbahet e ndaluar për ndonjë shkak tjetër.
deklarimin fajtor të të pandehurit Rubin Kola për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të vitit 2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Rubin Kola 1 (një) vit e 2 (dy) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Rubin Kola për një periudhë kohet prej 5 (pesë) vjet.
Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 21, datë 14.03.2023, dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Rubin Kola nëse nuk mbahet i ndaluar apo i arrestuar për ndonjë shkak tjetër, për shkak se referuar nenit 261 germa “c” të K.Pr.Penale, koha e kaluar në paraburgim është e barabartë me masën e dënimit.
deklarimin fajtor të të pandehurit Arsen Gjoka për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të vitit 2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Arsen Gjoka me 1 (një) vit e 2 (dy) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Arsen Gjoka për një periudhë kohe prej 5 (pesë) vjet.
Në aplikim të nenit 261 pika 1 germa “c” të K.Pr.Penale, duke qenë se masa e dënimit është e barbartë me kohën e kaluar në paraburgim, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Arsen Gjoka me vendimin nr.21, datë 14.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe lirimi i menjehershëm i të pandehurit Arsen Gjoka nëse nuk mbahet i ndaluar për ndonjë shkak tjetër.
deklarimin fajtor të të pandehurit Kujtim Zogu për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të vitit 2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Kujtim Zogu me 1 (një) vit e 2 (dy) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Kujtim Zogu për një periudhë kohe prej 5 (pesë) vjet.
Në aplikim të nenit 261 pika 1 germa “c” të K.Pr.Penale, duke qenë se masa e dënimit është e barbartë me kohën e kaluar në paraburgim, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Kujtim Zogu me vendimin nr.21, datë 14.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe urdhërohet lirimi i menjehershëm i të pandehurit Kujtim Zogu nëse nuk mbahet i ndaluar për ndonjë shkak tjetër.
deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Daci për veprën penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të vitit 2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Leonard Daci me 1 (një) vit e 2 (dy) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Leonard Daci për një periudhë kohe prej 5 (pesë) vjet.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Leonard Daci duke e vendosur në provë për një periudhë kohe preju 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me shërbimin e provës.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, dhe urdhërohet lirimi i menjehershëm i të pandehurit Leonard Daci, nëse nuk mbahet i ndaluar për ndonjë shkak tjetër.
deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Isaku për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të vitit 2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim.
deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Isaku për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/2 të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve duke e dënuar të pandehurin Erion Isaku me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Erion Isaku me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Erion Isaku për një periudhë kohe prej 5 (pesë) vjet.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Erion Isaku fillon nga dita e ndalimit më datë 03.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
deklarimin fajtor të të pandehurit Rasim Daci për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë të leshojë dokumentin, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/3 e 25, 50/h të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 3 (tre) muaj burgim.
deklarimin fajtor të të pandehurit Rasim Daci për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244/2 të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve duke e dënuar të pandehurin Rasim Daci me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Rasim Daci 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 40 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar detyrën e administratorit pranë personave juridik, për të pandehurin Rasim Daci për tre vjet.
Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ndalimit më datë 16.03.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
deklarimin fajtor të të pandehurit Aqif Konesha për kryerjen e veprës penale“Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Aqif Konesha me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 40 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar detyrën e administratorit pranë personave juridik, për të pandehurin Aqif Konesha për tre vjet.
Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ndalimit më datë 16.03.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
10. deklarimin fajtor të të pandehurit Dali Gazidedja për veprën penale“Falsifikim i dokumenteve” nga personi që ka për detyre parashikuar nga neni 186/3 e 25, 50/h të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Dali Gazidedja me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim duke e vënë në provë të pandehurin Dali Gazidedja për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjet, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakt me shërbimin e provës.
Në aplikim të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 242, datë 12.06.2023.
Në lidhje me provat materiale *****
Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe ato gjatë gjykimit ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.
13. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.