Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka denoncuar rastet e shit-blerjes së votës, duke thënë se zyrtarët fikin dritat në mesnatë dhe shpërndajnë pako dhe karta marketi.
Ai u shpreh në një intervistë në “News 24” se është i bindur që do të fitojë në zgjedhjet e 14 majit për të drejtuar Bashkinë e Kuçovës. Mes të tjerave ai ka denoncuar biznesmenin Pëllumb Salillari, duke thënë se vjedh taksat e dhunon qytetarët, sipas tij, me urdhër të Policisë.
Maliqi: Jam i bindur tek fitorja në Bashkinë e Kuçovës, gjithë populli e ka marrë vesh që fokusi është në këtë bashki. Unë kam bërë denoncime publike, më vjen për të qeshur kur shoh që ministër, ka një frikë të madhe për shkak të mbështetjes që unë kam. Lajmi që ka dalë është i inskenuar nga policia. Është shpifje, unë vij nga policia dhe mbaj përgjegjësi për këtë. Këta janë votues të majtë dhe e di gjithë Kuçova.
Në Fermë Partizani kanë ndalur një qytetar dhe e kanë bërë me shpatulla pas murit. E kanë pensionuar dhe shatazhuar. Në darkë fiken dritat dhe ata ndajnë pako dhe blejnë vota. Kanë kërcënuar banorët dhe socialistë të ndershëm që më janë bashkuar. Pëllumb Salillari vjedh taksat, rreh banorët, i godet me urdhër të Policisë së Shtetit. 14 mln euro një tender. Kam besim që kjo çështje nuk do të mbarojë me kaq. Po joshen njerëzit, por sado të japin… vota mund të shkojë deri në 200 euro. Janë ndarë dhe karta marketi. I them Çuçit që publikisht të bëjmë një debat televiziv.
Për mua s’ka kapacitet dhe s’di të falsë. Nuk dinë të lidhin dy fjalë dhe mendojnë se do tallen me popullin. Kuçova është tallur dhe përbuzur për mbi 30 vite. Lefter Maliqi do i bëjë kryq tederave korruptive. Vidhen në mënyrë barbare. 140 mln lekë për varrezat, 170 mln për sportin, vjedhje për koncertet, Vitin e Ri, 14 marsit etj. Vjedhin dhe për matrikullimin e qenve. Kuçova do jetë kantier ndërtimi, do të ketë një treg. Do të ndërtohet me standarde evropiane. Stadiumi është për turp dhe muzeu është kthyer në kasolle. Pallatet janë të rrënuara, fshatrat janë për turp. Është një katastrofë pasi vidhet.