Lefter Maliqi i bindur: Binomi Berisha-Meta do rrëzojë Ramën, socialistët do bashkohen me demokratët

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Lefter Maliqi, thotë se binomi Sali Berisha-Ilir Meta, është binomi që do të rrëzojë qeverinë Rama dhe do të bashkojë socialistët me demokratët.

“Për shqiptarët sot dhe 25 prilli lind opozita e vërtetë. Dhe binomi Meta- Berisha është binomi që do të rrëzojë Ramën dhe këtë qeverisje. Do bashkojë opozitën dhe socialistët e zhgënjyer, që do të mbrojë demokracinë dhe do të rikthejë pluralizmin në Shqipëri”, tha Maliqi.

Më tej, politikani që ka aderuar në disa parti politike, foli dhe për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Kryesisë së PD, sot. Sipas tij, kjo “ishte një ditë e mirë për PD”.

“Pati prurje të reja në Kryesinë e PD-së. Mu bë qejfi që më i votuari ishte Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa dhe disa të tjerë. Rikthimi i Topallit është një vlerë për PD sepse ka njohje të mëdha në PD. Ne kemi pas një opozitë që ishte blerë nga një kryeministër mafioz, dhe për shqiptarët erdhi një moment. Koha e thërriti Berishën në skenë, pavarësisht veprimit të non grata nga SHBA”, u shpreh Lefter Maliqi.

Zjarr Tv Ad