Legalizimi i kanabisit, Manjani: Kërkojini falje Lazaratit!

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për miratimin e projektligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Manjani shkruan se qeveria duhet ti kërkojë falje Lazaratit fillimisht, referuar këtu arrestimit të dy vëllezërve (Arbjon dhe Alban Aliko) të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat, ngjarje e ndodhur më 24 Qershor të vititi 2015.

Manjani shkruan se barazia para ligjit e do që të gjithë të dënuarit për trafik hashashi të lirohen menjëherë.
Postimi i plotë:

E legalizuan hashashin!

Dakord, mirë e bënë.

Por burrnia e do që ti kërkohet ndjesë Lazaratit si fillim.

E drejta e do që dy vëllezërive Aliko që u dënuan pa asnjë provë direkte për vrasjen e policit Basha, t’u garantohet proces i rregullt. T’u garantohet një rigjykim mbi bazë provash dhe jo thashetheme policësh, që gjetën dy adoleshentë me armë në dorë dhe i fajsuan që në komisariat si vrasës.

T’u garantohet një gjykim njerëzor që nuk burgos përjetë dy adoleshentë.

Barazia para ligjit e do që të gjithë të dënuarit për trafik hashashi të lirohen menjëherë.

Pastaj t’u kërkohet ndjesë familjeve të policëve të vrarë në betejat për të luftuar hashashin.

Pastaj t’i kërkojnë ndjesë gjithë Shqipërisë, territorin e të cilës e mbushën me hashash.

Dhe po, le ta legalizojnë.

Ta legalizojnë megjithë kokainën e opiumin madje. Ky popull jeton tashmë me damkën e drogës,që ja vuri me sukses Rilindja.

Thjesht le ta pranojmë e mos vrasim më njeri-tjetrin të paktën.

Ta pranojmë që të mos rrimë në radhë të na pallojnë Safetërat që lypin vota për të të lypur nderit përdhunisht.

Bahh!

Zjarr Tv Ad