Lela: 14 maji është nën gomat e makinave të blinduara

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Agim Baçi, dhe drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela ishin këtë të hënë të ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur për situatën aktuale të opozitës.

Agim Baçi tha se Partia Demokratike duhet të një analizë se përse njerëzit e kanë braktisur, Partinë Demokratike, pasi në zgjedhjet e fundit rama nuk pati më shumë vota, pavarësisht vjedhjes së tyre.

Në përgjigje, Alfred Lela tha se kjo vjen si pasojë se flitet shumë për detaje, por jo për faktet se si e pse ndodhin gjërat.

“Ne nuk analizojmë fare pamjet alla Siçili e vitit 70, ku një autokolonë me 5-6 makina xhironin hapur në Shkodër në orë të ndryshme dhe shkonin në shumicën e qendrave të votimit e takonin me komisionerë dhe përfaqësuesin e Partisë socialiste.

Ne diskutojmë për detaje dhe nuk e marrim këtë në analizë. 14 maji është nën gomat e makinave të blinduara. Kështu firon mbështetja. Njerëzit nuk duan të vriten. Në këtë kohë secili mendon për veten. Pse duhet të dali ai në Shkodër të mbrojë të drejtën sublime të votës, kur ka makina të blinduara aty?”,-tha Alfred Lela.

Zjarr Tv Ad