Lela: Shqipëria vendi i paradoksit të madh, problemi nuk është keqqeverisja por opozita

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në SYRI TV për të komentuar veprimet e drejtësisë mbi liderin e opozitës ishte Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela.

Lela është shprehur se kjo situatë në të cilën ndodhet drejtësia e re e cila po vepron si mashë në dorën e qeverisë është shumë ë rëndë për vendin pasi po tentohet të eliminohet opozita.

Parlamenti është pushim dhe drejtësia është bërë tashmë aktori kryesor për të gjithë të tjerat por të mos harrojmë se përfundimi është se drejtësia është mashë e politikës e cila po bën pushime tani. Dora e kryeministrit po lëvizur mashën e drejtësisë në një republikë që është kthyer në ekzekutivo ‘justicioliste’.

Në asnjë vend të botës ka përpjekje për të rrëzuar qeveritë ndërsa në Shqipëri po bëhen përpjekje për të rrëzuar opozitën, një paradoks i madh dhe një grotesk dhe përpjekjet janë për të rrëzuar shefin e opozitës dhe jo shefin e qeverisë dhe kjo është një gjë që duhet ta mendojmë pak më shumë. Duke nisur nga thënia e famshme e Regan ku thotë që problemi është qeverisja ndërsa në Shqipëri thuhet se faji është i opozitës.

Drejtësia po të ishte e drejtë dhe e reformuar pro interneti kombëtar duhet ta shihte që është pjesë e këtij paradoksi e duhet të ishte larguar nga kjo situatë e rëndë në të cilën ndodhet.

Zjarr Tv Ad