“Lëndime trupore edhe më herët”, zbardhet raporti mjekësor i të moshuarës, çfarë vendosi Gjykata për Aurona Pelaj

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zbardhur ekzaminimi mjekësor i të të moshuarës që u dhunua nga infermierja Pelaj në shtëpinë e Plqeve “Orenda” në Pejë.

Në raportin mjekësor thuhet se nga ekzaminimi ka rezultuar se e moshuara ka pasur lëndime trupore edhe më herët. Gjithashtu sipas mjekëve e moshuara nuk është në gjendje të flasë për atë çdarë i ka ndodhur, kështu u vendos që dëshmia e saj të meret më vonë.

Infermierja Aurona Pelaj e cila dhunoi të moshuarën Minire Nura në qendrën e pleqve në Pejë, do të qëndrojë një muaj në paraburgim.

Gjykata themelore ka marrë të njëjtën masë edhe për dy koleget e saj, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi të cilat filmuan episodin dhe nuk ndërhynë.

Të tre të pandehurat do të qëndrojnë në paraburgimin e burgut të Lipjanit. Dje, e enjte, 3 nëntor institucionet e drejtësisë në Kosovë caktuan, një mjek psikiatër për të ekzaminuar gjendjen e së moshuarës pas dhunës së ushtruar mbi të.

Zjarr Tv Ad