Leonardo DiCaprio po përpiqet ta joshë, por modelja nuk tregon interes! Aktori dhe Gigi Hadid nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një festë

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë kapur mat nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Aktori i Hollywood dhe supermodelja po bisedonin me njëri-tjetrin në një festë të modës mbrëmjen e së shtunës gjatë New York Fashion Week, sipas UsWeekly.

Gjithashtu në festë ishin të pranishëm Venus Williams dhe Ben Simmons. Atë mbrëmje 27-vjeçarja Gigi Hadid u pa në tapetin e Daily Front Row Fashion Media Awards. Po atë ditë ylli i pasarelave u pa duke ecur me biçikletë në Manhattan.

Takimi i tyre vjen mes pretendimeve se dyshja po takohen me njëri-tjetrin, pasi u zbulua se Leonardo DiCaprio i dha fund marrëdhënies katërvjeçare me Camila Morrone.

Sipas burimeve për People, aktori ka interes të veçantë për supermodelen, nënë e një vajze.

Por pavarësisht takimeve të shumta, raportohet se ata ende nuk kanë nisur një lidhje. Ndërkohë 47-vjeçari po përpiqet të joshë Gigi Hadid, por ajo s’ka treguar interes.

“Ata janë miq, Gigi nuk dëshiron të kenë lidhje romantike”, tha burimi për Us Weekly.

Gigi është ndarë nga babai i vajzës së saj ylli i One Direction, Zayn Malik në tetor të vitit të kaluar. Ata ishin në një lidhje nga vitit 2015 dhe mirëpritën në jetë Khain në shtator 2020.

Ndërkohë DiCaprio i dha fund lidhjes me aktoren Camila Morrone pas ditëlindjes së saj të 25-të në muajin korrik. Ajo është zhvendosur në një apartament të ri në Malibu pas ndarjes.

“Camila është mirë. Ajo ka një grup të madh miqsh që kujdesen vërtet për të. Ajo po vazhdon me jetën e saj. Nuk është në kontakt me Leon”, thanë burime nga aktorja për People.

Zjarr Tv Ad