Leopardi i zi fotografohet për herë të parë në 100 vjet

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një leopard tepër i rrallë i zi është kapur nga kamera në Afrikë nga një fotograf britanik për herë të parë në një shekull. Sipas mediave britanike, këto imazhe, që thuhet se janë të parat në 100 vjet, tregojnë leopardin jashtë gjuetisë për pre.

Siç thuhet tutje, pamjet janë kapur nga Will Burrad-Lucas, 35 vjeç, nga Beaconsfield, Buckinghamshire, në Laikipia Wilderness Camp të Kenisë muajin e kaluar. Fotografuesi i kafshëve të egra mori imazhet e pazakonta duke përdorur një aparat fotografik i cili ka një sensor lëvizjeje për të zbuluar kur ka kafshë. Sistemi me cilësi të lartë bëri të mundur të shihte leopardin e zi madhështor, një mace të rrallë të fotografuar, pavarësisht se ishte errësirë.

 

Zjarr Tv Ad