“Lëvizin me makina 800 mijë euroshe”/ Gazetari: Bosët e grupeve kriminale shqiptare kanë aktivitet në 3 kontinente, me një buxhet të frikshëm. Nuk mposhten se…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha deklaron se shqiptarët që janë në kërkim për krime të rënda dhe trafik droge lëviznin të lirë në luksin e Dubait. Gazetari i cili ka qenë në Dubani thotë gjithashtu se shqiptarët e kërkuar lëviznin me makina të blinduara dhe luksoze të cilat kushtojnë nga 200 deri në 800 mijë euro.

Hoxha ka theksuar se Dubai njihet si “Parajsa Penale” dhe si “Parajsa Fiskale”, pasi sipas ligjeve të këtij emirati, askush nuk të kërkon llogari se si i ke fituar paratë apo se çfarë të kaluare ke, mjafton që paratë t’i investosh në mënyrë të rregullt.

“Të gjitha paratë i investon pa dhënë llogari. Do zbatosh vetëm rregullat e Emiratit të Dubait. Shtetësi ata nuk të japin. Shqiptarët lëviznin me mjete të blinduara 200-800 mijë euro” tha ndër të tjera Artan Hoxha i ftuar në “ABC Live”.

Artan Hoxha tha gjithashtu se grupet shqiptare të krimit të organizuar e kanë shtrirë aktivitetin në 3 kontinente.

“Krimi i organizuar si origjinë ka Shqipërinë dhe treg Bashkimin Evropian. Bossët e grupeve kriminale shqiptare qëndrojnë në një kontinent tjetër, në gadishullin aziatik. Ata kanë aktivitet të shtrirë në tre kontinente dhe janë të frikshme përmasat që kanë arritur sot. Me atë fuqi ekonomike dhe mënyrë organizimi që kanë atë, është e vështirë, për mos thënë e pamundur që me mundësit që ka Shqipëria të mposhtim organizata të tilla. Ato kanë një buxhet të frikshëm dhe të jashtëzakonshëm.

Po lëvizin tonelata kokainë që sjellin miliarda euro. Informacioni që marr aty më trishton së tepërmi. Dubai sot jo vetëm për shqiptarët, por për kriminelët nga gjithë bota është “një parajsë penale.” Shqiptarët shkuan aty pasi u krijua Parajsa”, u shpreh Hoxha.

Zjarr Tv Ad