“Lëvizni nga Tirana? Shqipëria është zbrazur”/ Lapaj: Nuk ka nevojë për Censin për ta kuptuar

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj tha në studion e emisionit “Review” në Euronews Albania se qytetet e vogla janë boshatisur.

Ai tha se shumë njerëz kanë ikur dhe për ta kuptuar këtë mjafton të lëvizim jashtë Tiranës. Sipas tij, njerëzit po ikin për shkak të politikave të këqija, të cilat kanë qenë më të rënda se ato të pushtuesve. I pyetur nëse do duhet të kishim një shifër për popullsinë si rezultat i Censit, Lapaj u përgjigj:

“Nuk e dini ju? Lëvizni në Shqipëri, apo vetëm në Tiranë rrini? S’ka nevojë për Censin që të kuptojmë që Shqipëria është zbrazur. unë të them me përgjegjësi të plotë që qytetet e vogla në Shqipëri janë thuajse bosh, jo për të trembur njeri, por kështu është e vërteta. Memaliaj, Rrësheni, Delvina, po arrin edhe Pogradeci, nuk kanë më rini. Në fillim të tranzicionit njerëzit patën shpresë, por ky u zgjat shumë. Tani është bërë edhe modë. Kjo nuk ka ndodhur me kombin tonë as me pushtuesit. Nga shokët e klasës që kam pasur shumica nuk janë në Shqipëri. Mjafton secili të bëjë këtë statistikë dhe e kupton”,-tha Adriatik Lapaj.

Zjarr Tv Ad