LIBRAZHD/ Makina përplaset me zjarrfikësen

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident që fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz ka ndodhur në lagjen “Agjencia” në qytetin e Librazhdit.

Sipas burimeve nga vendngjarja një autoveturë është përplasur kokë më kokë me një automjet të shërbimit zjarrfikës që kishte dalë nga stacioni për në terren pas një njoftimi për të shkuar për të dhënë ndihmë në izolimin e një vatre zjarri.

Por ndërsa automjeti i shërbimit zjarrfikës po qarkullonte në afërsi të Unazës së qytetit të Librazhdit, një autoveturë i ka prerë rrugën duke shkaktuar aksidentin.

Si rezultat i përplasjes të dy automjetet kanë pësuar dëmtime serioze në pjesën ballore të tyre. Policia paraprakisht ka dokumentuar ngjarjen dhe punon për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Zjarr Tv Ad