“Jam një person i zakonshëm në një udhëtim të jashtëzakonshëm. Duke ndarë historinë time, shpresoj të krijoj hapësira për histori dhe zëra të tjerë, të zgjeroj rrugën që dhe të tjerët të flasin”.
Në këtë mënyrë, Mishel Obama, ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës prezanton librin e saj autobiografik I cilid el në shitje të martën. E konsideruar si një nga gratë më të admiruara në botë, në rolin e zonjës së parë, e para grua afro amerikane në këtë rol, ajo krijoi atmosferën më mikpritëse ddhe të hapur në historinë e Shtëpisë së Bardhë.
Në librin “Të bëhesh” – historia ime personale, kujtimet e saj të ndershme, ftojnë lexuesin të bëhen pjesë e botës së saj duke filluar nga fëmijëria në zonën jugore të Cikagos, e deri tek sfidat për të ndarë punën nga të qënurit prind, dhe në fund për kohën e jetuar në Shtëpinë e Bardhë. E sigurisht rikthimin në jetën private
Një nga ndalesat më interesante është momenti I propozimit për martesë nga ana e Barak Obama. Të dy kishin dalë për të festuar marrjen e një provimi të rëndësishëm dhe për herë të disatë debatonin për martesën. “Unë isha tradicionale, shkruan Mishel Obama, ndërsa Barak ishte kundër martesës. Si dy avokatë të dy hidhnim argumentet tona dhe në momentin që po ndjeja se nervat s’po më mbanin më, ula kokën dhe në vend të ëmbëlsirësh pashë një unazë me diamant…
Më tej ish-zonja e parë rrëfen vështirësitë e realizimit të shtatzanisë së parë si dhe periudhën që të dy kalonin tek psikologu për të shpëtuar martesën e tyre. Një vendim të cilit ajo I dedikon lumturinë që pasoi.
Një nga mendimet e para në momentin historik të fitores së Barak Obama si presidenti i parë afro- Amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin vajzat. Nëse ato do të përshtateshin me këtë jetë, me shkollën dhe shoqërinë e re.
Për rolin e saj në Shtëpinë e Bardhë ajo shprehet e lumtur për iniciativat që ndërmori dhe që kanë lënë gjurmë edhe tani. Me 45 milionë fëmijë që tashmë kanë zgjedhur të hanë mëngjes të shëndetshëm.
Ishin pikërisht kritikat për flokët dhe veshjet, që e detyruan Mishel Obama të kthehej në një ikonë të vërtetë mode, por dhe zbulimi që me anë të rrjeteve sociale ajo mund të përcillte mesazhet e saj shumë larg.
Kjo është historia e Mishel Robins Obama dhe ajo cfarë ndodhi. Një histori shprese dhe optimizmi që tregon udhëtimin e vazhdueshëm të një vajze nga zona jugore e Çikagos, jeta e së cilës ishte e mbushur me eksperienca të mira dhe jo, shanse të mëdha dhe moment të thjeshta të cilat ishin vemdimtare për atë që ndodhi më pas.