Shpërthet dhuna mes Izraelit dhe Gazës

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Palestinezët në Gaza hodhën raketa dhe mortaja në Izraelin jugor të hënën, duke nxitur këta të fundit që të fillojnë sulmet ajrore hakmarrëse, një ditë pasi një inkursion izraelit nxiti luftime në enklavë. 

Avionët luftarakë shkatërruan gjithashtu ambientet e Televizionit Al-Aksa të Hamasit, tha ushtria izraelite. Në anën izraelite të kufirit, një raketë shkatërroi një autobus, duke plagosur një ushtar dhe granatat goditën disa shtëpi, ndërsa banorët ikën në qendra strehimi, thanë autoritetet. Sulmet ajrore mes palëve “hodhën një re të zezë” mbi përpjekjet e Egjiptit, Katarit dhe Kombeve të Bashkuara për të ndërmjetësuar një armëpushim afatgjatë midis Izraelit dhe Hamasit, grupit dominant islamik në Gaza.

Të dielën, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se shpresonte të arrinte një “marrëveshje” për të shmangur një konflikt tjetër dhe për të lehtësuar vështirësitë ekonomike të Gazës, të izoluara nga Izraeli.

Zjarr Tv Ad