Nga Av.Kujtim Cakrani
Liderët europian do të mblidhen në vendin ku:
1. Korrupsioni është kthyer në sistem,
2. Në vendin që s’ka gjyqësor funksional, dhe ku drejtësia është kapur nga pushteti,
3. Në vendin ku s’ka siguri juridike,
4. Në vendin ku zv. Kryeministri dhe Ministrat vjedhin buxhetin e shtetit dhe kryeministri nuk di gjë,
5. Në vendin ku me VKM të merret prona private dhe i jepet biznesmenit,mik të kryeministrit për ndërtim privat,
6. Në vendin ku Parlamenti miraton ligje me porosi për grupet e interesit,
7. Në vendin ku qytetarët patronazhohen si në kohën e Bashkimit Sovjetik,
8. Në vendin ku drejtuesit e Policisë Shtetit janë lidhur me bandat kriminale,
9. Në vendin ku 90% e mediave kontrollohen nga pushteti,
10. Në vendin ku diplomën e Universitetit ta merr peng pushteti,
11. Në vendin ku shërbimi shëndetësor është kapur nga mafia në bashkëpunim me qeverinë,
12. Në vendin ku kryeministri ka bërë Investitor strategjik okigarkët rusë afër Putinit,
13. Në vendin ku pensionisti jeton me 100 euro në muaj,
14. Në vendin ku për 10 vjet qeveria ka larguar nga vendi 1 milion qytetarë,
15. Në vendin që Kushtetuta trajtohet si leckë dhe nuk e llogarit askush,
16. Mbi të gjitha, në vendin ku qytetarët thjeshtë votojnë por nuk zgjedhin, sepse pushteti përdor bandat,
Etj etj….
#avokatkujtimcakrani
#studioligjorecakrani