Nga Ylli Manjani
Leader-i përplaset edhe dhunshëm po qe nevoja. Mashtruesi nuk përplaset, por llakos flokët.
Ky është dallimi i madh.
Krahasoni Berishën me Bashën dhe do mësoni dallimin ndërmjet leader-it dhe mashtruesit. Është leksion i demonstruar në jetën reale ky.
Zaten të lësh demokratët në mes të katër rrugëve dhe, vendin pa opozitë dhe ta quash sukses duhet të jesh mashtrues i lindur. Karakter i squllët dhe i pashpresë.
Ata, që ende na hapin barkun për llogari të mashtruesit, duhet të kuptojnë se janë të pashpresë.
Janë thjesht të mbaruar.
Jo ta kenë mirë me Ambasadën e Propagandës, por edhe me vetë propagandën.
Janë të mbaruar!
Dhe mbarimi i tyre nuk ka asnjë lidhje me çfarë ndodh me Partinë Demokratike, që po përpiqet të organizojë opozitarizmin.
Fati i tyre politik është i vendosur! Ata nuk kanë më asnjë lidhje me demokratët, me apo pa Berishën në krye.
T’u bëjnë mirë privilegjet që marrin duke luajtur këtë teatrin e shëmtuar. Por kaq e kanë mandatën…
Neveri…