Ligji i Dosjeve, Harxhi “shpërthen” ndaj Alibeajt: Turp, u përdoret nga bijtë e bllokut

0
403
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarja e “Foltores”, Edit’h Harxhi ka reaguar ashpër pas votimit në Kuvend të projektligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit. Ajo e cilëson këtë si një akt të turpshëm teksa “shënjestron” deputetin Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Harxhi shkruan se tashmë Enkelejd Alibeaj përtej shtirjeve të tij ai nuk mund ta mbulojë këtë turp që mori përsipër.

“Të nderuar miq, mbrëmë në mesnatë grupi i deputetëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj dhe i famshmi nga raportet e inteligjencës amerikane, Lulzim Basha, kanë bashkuar haptazi votat me mazhorancën neo-bllokmenë për një ndryshim ne ligjin e dosjeve.

18 deputetët e Partisë Demokratike të cilët kanë përfituar mandatin e pamerituar nga Lulzim Basha dhe fatkeqësisht kanë marrë besimin e mijëra demokratëve, do ta marrin me vete këtë turp deri aty ku ata do të frigoheshin! Marre/turp t’ju vij të gjithëve bashkë që jeni përdorur nga bijtë e bllokut, ju të ashtuquajtur bij të të persekutuarve që ose jeni të blerë e të shitur për pesë lek, ose vuani sindromën e Stokholmit.

Ky është një skandal që shuan përfundimisht qëllimet tuaja të vërteta jo vetëm për të mos bërë drejtësi për krimet e komunizmit por për ta mbyllur turpshëm këtë diskutim në një kohë që demokratët prisnin dekomunistizimin. Unë dhe shumë demokratë kemi vendosur moralin para çdo debati dhe veprimi politik, por ju nuk pyesni për moral.

Për mua rëndësi ka vota që ju keni bashkuar me neo-bllokmenët, baballarët dhe gjyshërit e të cilëve vranë dhe persekutuan gjyshërit dhe familjet e tuaja. Gjaku nuk bëhet ujë, dhe as justifikimet teatrale të Enkelejdit nuk e mbulojnë dot turpin tuaj. Jam pro me dy duar për dekomunistizimin e plotë të shoqërisë sonë, sepse pa atë nuk do të ketë demokraci të plotë në këtë vend, por nuk mund të bëhem palë kurrë me ata që tallen me lustracionin, që e kanë tjetërsuar atë ndër vite, që e kanë bastarduar kauzën antikomuniste shqiptare dhe që e përdorin atë për gjueti shtrigash”, nënvizoi Harxhi.

Zjarr Tv Ad