Ligjshmëria e “çështjes ruse” nën hetim

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri amerikan i Drejtësisë, Uilliam Bar, ka caktuar një prokuror të posaçëm për të shqyrtuar sa të ligjshme dhe të përshtatshme kanë qenë metodat e mbledhjes së informacionit rreth ndikimit rus në zgjedhje.

Një prokuror i posaçëm amerikan pritet të shqyrtojë rrethanat e hetimit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Mësohet se prokurori Xhon Durëm është caktuar nga ministri i Drejtësisë, Uilliam Bar, për të hetuar ligjshmërinë e mbledhjes së informacionit rreth ekipit të presidentit Donald Trump.

Durëm aktualisht shërben si prokuror i lartë në shtetin e Kontektikatit dhe ka hetuar edhe më parë korrupsionin në radhët e organeve ligjvënëse si CIA apo FBI.

Caktimi i hetuesit të ri vjen një muaj pasi ministri Bar hodhi dyshime se agjencitë informative të shtetit, pa përjashtur FBI-në dhe qeverinë e mëparshme amerikane, mund të kenë përgjuar ilegalisht të pandehurit përgjatë periudhës së fushatës së vitit 2016.

Kritikët e tij, ndërkohë, i kanë sugjeruar ministrit Bar të dorëhiqet pasi po mbron interesat e presidentit Trump.

Ky i fundit ka kërkuar vazhdimisht të hidhet dritë mbi personat me pushtet politik që përhapën me bujë akuzat rreth ndërhyrjes ruse.

Një hetim dyvjeçar në fillimin e vitit nuk arriti të provojë se Moska kishte komplotuar me ekipin elektoral të presidentit Trump për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të tri viteve më parë.

Megjithatë prokurori i posaçëm Robert Mulër evidentoi disa raste kur kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë kishte tentuar të pengonte hetimet.

Deri tani, çështja ruse ka rezultuar në 34 të pandehur, tetë prej tyre janë dënuar penalisht, përfshirë edhe pesë bashkëpunëtorë të presidentit Trump.

 

Zjarr Tv Ad