Lihet në burg 24-vjeçari që mbyti me plasmas nënën në Përmet

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata ka lënë në Albi Muhollarin, i cili kreu një akt të rëndë tre ditë më parë duke vrarë nënën e tij.

Ngjarja ndodhi më 3 qershor në lagjen “Partizani”, Përmet. Pas një debati 24-vjeçari mbyti me plasmas nënën e tij, Zeniate Muhollari, 65 vjeçe. Para oficerëve të policisë Albi Muhollari pranoi krimin e rëndë dhe tha se meriton të ndëshkohet.

“Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm”, mësohet të ketë thënë Albi Muhollari.

Dyshohet se Albi Muhollari ka qenë në gjendje depresive mbrëmjen që kreu krimin e rëndë. 24-vjeçari dyshohet se vuan nga problemet me depresionin dhe kjo është konfirmuar më herët edhe nga i ati i të riut.

I riu ka përfunduar studimet për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara me nota ekselente. Edhe para se të largohej në Amerikë i riu në Përmet ka përunduar studimet me të gjitha 10-ta. Nënë e bir jetonin në Amerikë dhe kishin vetëm katër ditë që ishin kthyer në Shqipëri për pushime.

Zjarr Tv Ad